spot_img
spot_img

Vushtrria në gëzim, lindin përnjëherë dy palë binjakë

Dy palë binjakë kanë ardhur në jetë gjatë ditës së sotme në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, ndërsa nënat dhe katër foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit të spitalit, të dyja lindjet janë realizuar me prerje cezariane, duke sjellë në jetë gjithsej katër foshnja – dy djem dhe dy vajza.

Një nga lindjet ka sjellë gëzim të veçantë për një familje, pasi dy djemtë binjakë kanë ardhur në jetë pasi çifti më herët kishte gjashtë vajza.

Operacionet janë realizuar me sukses nga ekipi i Repartit Gjinekologjik-Obstetrik, nën udhëheqjen e Dr. Blerim Fekës.

Nga Spitali “Sheikh Zayed” kanë vlerësuar përkushtimin e stafit mjekësor, duke theksuar se puna e ekipit po zhvillohet me mbështetjen e drejtorit ekzekutiv të spitalit, Besim Muzaqi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT