spot_img
spot_img

Hamza kërkon votimin e Ligjit për Specialen: Krerët janë të pafajshëm, është goditur Kosova! – S’ka takim me Kurtin deri në aprovimin e Ligjit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar për media pas përfundimit të takimeve me përfaqësues e deputetë të partisë së tij.

Para gazetarëve, Hamza tha se Projektligji për Specialen duhet të kalojë sot në lexim të dytë, pasi sipas tij, nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë.

“Është qëndrim i përbashkët, është kërkesë që të thirret seanca dhe ligji të kalojë në lexim të dytë. Nuk ka asnjë arsye ligjore, dhe as politike, dhe pse të ketë politike, kur ligji kaloi në lexim të parë, e tash të ketë në lexim të dytë?. Ne nuk jemi kundër drejtësi, por jemi për drejtësi të bazuar në fakte dhe prova. Ata janë njerëz të pafajshëm, dhe Kosova po rrezikon. Pyetja e radhës është çka për Kosovën? Kjo është goditje për Kosovën dhe popullin e Kosovës”, u shpreh Hamza.

Ai veç tjerash ka thënë se s’do të ketë një takim të dytë me kryeministrin Albin Kurti.

“Po e bëj të qartë, për ne si Partia Demokratike e Kosovës, për Kosovën, për historinë për të ardhmen, ligji është domosdoshmëri. Nuk janë çështje të lidhura ligji dhe presidenti”, deklaroi Hamza.

“Presidenti ka koincidu, ka mujt me qenë presidenti në detyrë, i zgjedhur. Dhe pse kështu formë për presidenti. Le të votohet ligji dhe pastaj jemi të hapur të bisedojmë për tema tjera”, shtoi kreu i PDK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT