Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke thënë se UÇK-ja nuk duhet të përdoret për pazare politike dhe elektorale.
“UÇK-ja është shumë e shenjtë për ta futur në pazare, nëpër tezgat elektorale që i ka shtruar Albin Kurti”, ka shkruar Behrami.
Sipas tij, Kurti po synon zgjedhje dhe, në këtë kuadër, “tani e prek sustën e viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve”.
“Një gënjeshtër që po mundohet ta përdorë për herë të katërt!”, ka përfunduar Behrami.


