spot_img
spot_img

Lushtaku nuk përmbahet, lëshon fletrrufe: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi, kjo është fytyra e Albin Kurtit

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku tha se dhuna e mbrëmshme është “fytyra e vërtetë e Albin Kurtit”, për të cilin tha se “ka ardhë në pushtet me mashtrime, me rrena”.

“Dhe vazhdon kështu, nuk e miraton një ligj që nuk është për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, është për Kosovën, për shtetin, për gjakun, për sakrificën, jo vetëm të ushtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por e popullit shqiptar”, tha ai, ndërsa po qëndronte në mesin e protestuesve në qendër të Prishtinës,

Lushtaku tha se “UÇK-ja nuk ka qenë e Hashim Thaçit, por e popullit shqiptar”.

“Po foli për shqiptarë, nuk po foli për këta që e kanë gjakun e përzimë me gjakun e sh*****”, tha ai.

Lushtaku tha se ka policë që “baballarët i kanë në Serbi” dhe të cilët, sipas tij, “e kanë udhëheq” reagimin ndaj protestuesve.

“Këtu kemi policë që e kanë udhëheq edhe mbrëmë atë që ndodhi, njerëz që baballarët e tyre janë në Serbi atje – me emra, me mbiemra”, tha ai.

Sipas Lushtakut, “pushteti e ka manipulu, e ka shfrytëzu Policinë e Kosovës”.

“Ne nuk i shohim policët tanë si armiq, por as nuk i shohim partitë tona si armiq – si kundërshtarë politikë po”, tha ai.

“Për mu është me rëndësi ligji, dhe jo a zgjidhet Presidenti apo jo. Jo pse s’kam dëshirë, sepse vendi është pa institucione….”, tha Lushtaku.

TË FUNDIT

TË FUNDIT