12.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Vidhet ambulanta në Vaganicë të Mitrovicës

Vjedhjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë dukuri shqetësuese.

Sot është raportuar një rast në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vaganicë.

 

Në këtë fshat persona që ende nuk janë identifikuar kanë kryer grabitje.

 

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, Avni Zaiti, zëdhënës i policisë në rajonin e Mitrovicë.

“Në mëngjes është raportuar për një vjedhje që ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vaganicë. Rasti është nën hetime dhe nuk dihen dëmet që janë shkaktuar”, ka thënë ai.

Ndryshe, ambulanta në fjalë për të dytën herë bëhet pre e grabitjes që nga inaugurimi./Indeksonline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT