19.2 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

EMERGJENCA-VENDI KU SHPËTOHEN JETË DHE LUFTOHET VDEKJA

Në Shërbimin e Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, çdo minutë mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Ritmi i punës është intensiv, vendimet merren brenda sekondave, ndërsa përkushtimi i stafit mbetet i pandalshëm.

Në intervistë për faqen e spitalit, Dr. Mirjeta Binakaj- Gërxhaliu, specialiste e Mjekësisë Emergjente, flet për sfidat e mjekësisë emergjente, presionin emocional, dhe motivimin që e mban çdo ditë në vijën e parë të frontit.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚, 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞𝐬𝐢𝐚 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡 𝐬𝐢 “𝐯𝐢𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐟𝐫𝐨𝐧𝐭𝐢𝐭”. 𝐒𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐣𝐞 𝐝𝐢𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞 𝐧𝐞 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐞?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮: Një ditë në emergjencë është gjithmonë e paparashikueshme. Mund të nisë me ritëm të qetë dhe brenda pak minutash të kthehet në një situatë intensive me shumë pacientë njëkohësisht. Është një kombinim i reagimit të shpejtë, vendimmarrjes së menjëhershme dhe punës ekipore të koordinuar.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐛𝐚𝐥𝐚𝐧𝐜𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐨 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐭𝐚𝐫𝐢𝐞 𝟐𝟒-𝐨𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮: Është sfiduese emocionalisht. Brenda një turni mund të shpëtohet një jetë dhe pak më vonë të përballesh me një humbje. Duhet forcë profesionale dhe emocionale për të vazhduar punën me të njëjtin fokus për çdo pacient.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐍𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞𝐬𝐢𝐧𝐞 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞, 𝐤𝐨𝐡𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮 𝐨𝐬𝐞 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐭𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐦𝐞 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡. 𝐒𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐬𝐞𝐤𝐨𝐧𝐝𝐚𝐯𝐞?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮:Vendimet shpesh merren në sekonda dhe bazohen në përvojë, protokolle dhe intuitë klinike. Presioni është i madh, por trajnimi dhe puna e vazhdueshme e bëjnë këtë proces më të sigurt dhe më të kontrolluar.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐪𝐞 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐟𝐥𝐮𝐤𝐬𝐢 𝐧𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐢𝐧𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮:Rastet më të shpeshta janë traumat, infarktet, goditjet në tru dhe urgjencat respiratore. Në situata mbingarkese zbatohet sistemi i triazhimit, për të prioritizuar pacientët më kritikë dhe për të menaxhuar fluksin në mënyrë sa më efikase.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: “𝐎𝐫𝐚 𝐞 𝐀𝐫𝐭𝐞” 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞. 𝐒𝐚 𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐚 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮:Qendra jonë është e përgatitur me staf të trajnuar dhe pajisje bazike për menaxhimin e traumës. Reagimi i shpejtë dhe koordinimi i ekipit janë çelësi për të shfrytëzuar maksimalisht këtë periudhë kritike.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐒𝐢 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧𝐢 𝐭𝐞 𝐫𝐮𝐚𝐧𝐢 𝐪𝐞𝐭𝐞𝐬𝐢𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐞𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞 𝐞𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞?
𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮: Duke u fokusuar tek pacienti dhe duke komunikuar me respekt dhe empati. Qetësia jonë i ndihmon edhe familjarët të ndihen më të sigurt në një moment shumë të vështirë për ta.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐚 𝐦𝐞 𝐞 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐞 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐫 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮: Të gjesh mënyrën e duhur për të thënë të vërtetën pa e rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjes. Është një moment që kërkon ndjeshmëri të lartë dhe përgjegjësi profesionale.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐀 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐪𝐞 𝐣𝐮 𝐤𝐚 𝐥𝐞𝐧𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐮𝐚𝐣?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮: Ka shumë raste që mbeten gjatë në kujtesë, sidomos ato ku ndërhyrja e shpejtë bën diferencën mes jetës dhe vdekjes. Këto momente janë një kujtesë e fortë pse e kemi zgjedhur këtë profesion.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂𝐢𝐥𝐢 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐩𝐞𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮:Emergjenca duhet të përdoret për raste urgjente. Për problemet jo urgjente, mjekësia familjare është zgjedhja e duhur. Kjo ndihmon që ne të jemi më të disponueshëm për pacientët në gjendje kritike.

𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞: 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐣𝐮 𝐦𝐛𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐭𝐢𝐯𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐨𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞?

𝐃𝐫. 𝐌𝐢𝐫𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐁𝐢𝐧𝐚𝐤𝐚𝐣- 𝐆𝐞𝐫𝐱𝐡𝐚𝐥𝐢𝐮:Motivimi vjen nga mundësia për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë. Çdo pacient i stabilizuar është një arsye më shumë për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT