19.2 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Operacion kompleks në Mitrovicë, largohet me sukses tumori me përmasa të mëdha te 69-vjeçari

Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në spitalin e përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Pacientit 69-vjeçar i është hequr një masë tumorale e përmasave të mëdha, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit, tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior).

“Ky operacion sfidues u krye me profesionalizëm nga ekipi i mjekëve: Specialistët e kirurgjisë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari. Anesteziologët: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj.

Instrumentaret: Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja”, theksojnë nga Spitali.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave, pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. /Zëri

TË FUNDIT

TË FUNDIT