spot_img
spot_img

Veterani i luftës: Të armatosur s’kemi vra sa është dashtë me vra

Veterani i luftës, Faton Klinaku, ka folur për përgjegjësinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mënyrën se si është zhvilluar lufta në terren.

Duke folur në Politiko, Klinaku tha se pjesëtarët e UÇK-së kanë vepruar në terren dhe se nuk mund të kërkohet që Shtabi i Përgjithshëm të dinte në detaje çdo veprim të zhvilluar gjatë luftimeve.

“E çka ka faj Shtabi i Përgjithshëm? Ne në luftë kemi qenë në terrene. Çka e ka ditë ai çka po bëjmë ne, për shembull?”, tha Klinaku.

Ai shtoi se gjatë luftës kanë ekzistuar rregulla të qarta, veçanërisht sa i përket mbrojtjes së civilëve.

“I kemi pasur rregullat natyrisht që nuk i kemi prekë dhe nuk do duhej të prekeshin civilët”, deklaroi ai.

Klinaku foli edhe për luftimet me pjesëtarët e armatosur, duke thënë se UÇK-ja nuk kishte vepruar jashtë asaj që kërkonte situata e luftës.

“E sa i përket të armatosurve, bile s’kemi mujt me vra sa u dasht me vra”, u shpreh Klinaku në Politiko.

TË FUNDIT

TË FUNDIT