15.1 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Tifozët finlandezë festojnë më shqiponjën dykrenare (FOTO)

Mbrëmë Finlanda shënoi historinë pasi kombëtarja e tyre fitoi kundër Lihtenshtajnit me rezultat 3 me 0 dhe kështu për herë të parë siguruan kualifikimin për Euro 2020. Të gëzuar me këtë fakt padyshim u panë edhe kosovarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet skandinav, i cili i hapi dyert shumë prej tyre në kohën më të vështirë për popullin tonë.

Jeton Vuçitërna nga Rahoveci është njëri prej tyre, i cili festës së finlandezëve i  dha një ngjyrim kombëtar shqiptar. Në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook, ai e ka postuar një fotografi ku shihet duke pozuar me një grup tifozësh të Finlandës, të cilët me duart e tyre krijuan simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërkaq tek përshkrimi i imazhit Jetoni ka lënë fjalët: “Sonte finlandezet u kualifikuan në Euro 2020, shprehën dëshirë që në mars edhe ne të festojmë sikur finlandezet”. Urojmë që dëshira e tyre të plotësohet.

Mbrëmë Finlanda shënoi historinë pasi kombëtarja e tyre fitoi kundër Lihtenshtajnit me rezultat 3:0 dhe kështu për herë të parë siguruan kualifikimin për Euro 2020. Të gëzuar me këtë fakt padyshim u panë edhe kosovarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet skandinav, i cili i hapi dyert shumë prej tyre në kohën më të vështirë për popullin tonë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT