Janë publikuar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të Albert Sylajt, personit të dyshuar për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik.
Sylaj, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, u arrestua mbrëmë, më 27 tetor, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore.
Ai dyshohet se më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.
Sipas Policisë së Kosovës, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit u bë i mundur falë veprimeve të njësive policore dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.
Ndërkohë, pamjet e publikuara tregojnë momentin e arrestimit të të dyshuarit.




