7 C
Mitrovice
E martë, 13 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Serbet ‘çmenden’ nga ky akt: NATO publikon videon rreth ndërhyrjes në Kosovë

Ditë me parë është publikuar një video nga NATO, ku tregon për ndërhyrjen në Kosovë dhe bombardimin ndaj Serbisë, dhe operimi i tyre në Kosovë deri me sot, të cilët ende janë prezent trupat e tyre paqeruajtës, e kjo nuk i ka pëlqyer aspak mediave në Serbi, duke e konsideruar si provokim, shkruan Gazeta Metro. Në video flet Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO’s, Jonathan Parish, i cili thotë se ndërhyrja në Kosovë ishte domosdoshme, sepse konflikti i armatosur kishte shkaktuar krizë humanitare, e nga këto deklarata serbet kanë i kanë pritur aspak mire.

“Konflikti në Kosovë shkaktoi krizë humanitare, e cila ishte shndërruar në kërcënim për stabilitetin e rajonit, dhe për këtë shkak ndërhyrja ishte e domosdoshme”, shprehet Jonathan Parish, në videon e shpërndarë nga NATO. “Ajo që NATO dëshiron ta bind opinionin është se nuk kishte zgjidhje tjetër pos të ndërhyjë, meqë shqiptarët e Kosovës po përballeshin me spastrimin etnik që po e zbatonte presidenti i atëhershëm i RFJ’së Sllobodan Millosheviqi i cili ishte i pa interesuar për zgjidhje paqësore”, thekson gazetari i Rusia Today, Nebojsha Miliq. Sipas tij, “Zgjidhja paqësore që e kishte propozuar Aleanca, në fakt ishte ultimatum për të cilin dihej se do të refuzohej”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT