17.6 C
Mitrovice
E hënë, 22 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Përfshihet nga zjarri një banesë në kryeqytet

Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.



“Rreth orës 21:20, është pranuar informata për një zjarr në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombolë gazi”, tha ai.

Borovci tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për të lënduar

TË FUNDIT

TË FUNDIT