spot_img
spot_img

“Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shprehur sërish kundërshtimin e tij ndaj disa dispozitave të Kodit Civil, duke veçuar paragrafin që mundëson regjistrimin e bashkësive civile mes personave të së njëjtës gjini.

Rrahmani kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje, duke thënë se nuk pajtohet me atë që ai e konsideron emancipim.

“Kryeministri Albin Kurti beson se kjo është një vlerë, është emancipim. Unë mendoj ndryshe, sepse Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan, e kështu ekziston bota”, u shpreh Rrahmani.

Ai tha se Kodi Civil është i domosdoshëm, por sipas tij, disa nga dispozitat e përfshira në të duhet të ndryshohen para miratimit.

Rrahmani pretendoi se mbi 95 për qind e dispozitave të Kodit Civil janë ligje ekzistuese, ndërsa kundërshtimet e tij lidhen kryesisht me rregullimin e bashkësive civile.

“Unë jam duke diskutuar me shumë avokatë e njohës të fushës juridike, të cilët kanë shumë vërejtje profesionale e juridike. Është e domosdoshme të kemi Kodin Civil, por pjesët që ne i kundërshtojmë mendojmë se janë më të dëmshme sesa të mos kalojë komplet Kodi”, deklaroi ai.

Ai ngriti kundërshtime edhe për dispozitat që lidhen me adoptimin e fëmijëve, duke pretenduar se në rastet kur një çift i të njëjtës gjini adopton një fëmijë, shteti duhet të ndërhyjë për ta marrë atë në mbrojtje.

“Neni 1138, paragrafi i dytë, ky lejohet regjistrimi i bashkësive civile mes burrit burrë dhe gruaja me gru. Ka pjesë tjerët, ku lejohet adaptimi i fëmijëve nga një person. Ka edhe çështje tjera që duhet me u përmirësu, për me kalu ky Kod.

Nëse një çift i të njëjtës gjini, ka birësu fëmijën, e ka bërë jashtëligjshëm dhe shteti duhet t’ia marrë fëmijën. Kjo është sigurim i mirëqenies së fëmijës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT