20.9 C
Mitrovice
E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ndodh mrekullia: Shpëton djali hastretit në Shqipëri, ishte nën rrënoja

16 vjeçari i cili kërkonte ndihmë nga rrënojat ishte Ramë Lala, njeri nga pjestarët e familjes e cila mbeti e gjitha e bllokuar nën rrënoja. Djali është në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë nuk dihet nëse ka marrë vesh lajmin e kobshëm të tragjedisë së familjes së tij. Ndërkohë familja e 16 vjeçarit ka ndërruar jetë nën rrenoja. Me përjashtim të së ëmës, e cila ishte për vizitë tëk e motra në tiranë dhe në momentet e tragjedisë nuk ndodhej në banesë. Vdekjes i ka shpëtuar edhe djali i Sadete Lalës, bashkëshorti i Marjetës. Viktimat e familjes Lala,  Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara. Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes. Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur. Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur. Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur. Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës. Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT