Në pjesën më të madhe të rasteve, aknet mund të jenë jo vetëm një problem shëndetësor dhe estetik, por edhe psikologjik, transmeton Gazeta Metro.
A mund të luftohen aknet me çaj të gjelbër? Po. E dini si përdoret? Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë të gjitha detajet.
Çaji i gjelbër ndihmon për të luftuar aknet sepse redukton prodhimin e sebumit nga lëkura. Në të njëjtën kohë rregullon nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak.
Por, nuk është nevoja ta ekzagjeroni, një filxhan çaj i gjelbër në ditë është mjaftueshëm.
Ai mund të përdoret edhe në forma të jashtme. Mund të aplikoni një gazë me ekstrakt çaji të gjelbër në zonën e akneve. Kjo ndihmon në eliminimin e baktereve nga ajo zonë duke reduktuar inflamacionin dhe duke evituar shfaqjen e njollave.
Çaj i gjelbër dhe mjaltë: Përzieni një lugë çaj të gjelbër dhe një lugë mjaltë dhe formoni një pastë homogjene. Më pas, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe përsëriteni dy herë gjatë javës.
Çaj i gjelbër dhe aloe vera: Do t’ju duhen dy filtra çaj të gjelbër, një lugë aloe vera dhe një filxhan ujë. Përgatisni një çaj me filterat e çajit të gjelbër dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur, përziejeni me aloe veran në një shishe sprej. Spërkateni këtë përzierje në fytyrë pasi ta keni pastruar.