spot_img
spot_img

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Sylaj është arrestuar pas zhvillimeve të mbrëmjes së sotme, kur ai ishte lajmëruar nga Deçani dhe kishte shprehur qëndrimin e tij se nuk dëshironte t’u dorëzohej hetuesve, por vetëm pjesëtarëve të njësisë speciale FIT.

Ky zhvillim vjen pas kërkimeve për të dyshuarin, i cili ishte në arrati pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor.

Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, Sylaj kishte komunikuar përmes interfonit me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët para se të dorëzohej.

TË FUNDIT

TË FUNDIT