spot_img
spot_img

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj raportohet se i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur deri më tani. Përgjegjësia për trajtimin e rastit tregon neglizhencën edhe të institucioneve më të larta të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Gazeta Nacionale ka mësuar se pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kishte shkruar letër edhe kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi.

Përmes kësaj letre, e ndjera kishte sqaruar neglizhencën institucionale në rastin e saj, duke kërkuar ndihmë nga kreu i KGJK-së.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se e ndjera Arlinda Zekaj të njëjtën letër që ia ka dorëzuar Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, ua kishte dërguar edhe dy institucioneve më të larta të drejtësisë në vend.

TË FUNDIT

TË FUNDIT