Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar një fitore të thellë kundër Gjibraltarit me rezultat 1 me 16, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U19. Në këtë ndeshje dy futbollistët me origjinë shqiptare Lorent Tolaj dhe Orges Bunjaku, së bashku shënuan plot 11 herë. Tolaj e detyroi portierin vendas ta xjerrë topin plot tetë herë nga rrjeta. Ai shënoi 19-të, 22-të, 33-të, 36-të ,51-të, 56-të, 79-të dhe 89-të. Ndërkaq Bunjaku realizoi hat-trick në minutat 10-të, 24-të dhe 83-të. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit të 10-të kualifikues.