Sulmuesi i Baselit, Kemal Ademi, thuhet se tanimë posedon edhe nënshtetësi kosovare, transmeton Gazeta Metro.
Kemal Ademi ende nuk ka zhvilluar ndonjë paraqitje për ndonjë përfaqësueses, teksa më herët kishte deklaruar se Kosova, Zvicra dhe Gjermania janë opsione për të.
“Kosova, Zvicra dhe Gjermania janë tri opsionet e mia, agjenti im ka qenë në kontakt me të tri Federatat, por nuk dua të theksojë ndonjë vendim”, kishte deklaruar 23 vjeçari muaj më parë.
Por, faqja e njohur për transferime dhe statistika të futbollistëve mbarë botën, Transfermarkt, raporton se Ademi tashmë ka marrë nënshtetësi kosovare.
“Po ashtu zotëron shtetësinë kosovare”, thuhet në faqen ‘Transfermarkt.com’.
Kemal Ademi deri më tani ka zhvilluar 21 paraqitje me Baselin në të gjitha garat në këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe dhuruar 1 asistim./gazetametro.net