spot_img
spot_img

Krenar Shala: Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk duhet të zhbëhet

Analisti politik, Krenar Shala, ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk duhet të zhbëhet, duke theksuar se Kosova duhet të respektojë obligimet dhe rregullat që ka marrë përsipër në raport me institucionet ndërkombëtare.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal10, Shala ka përdorur një paralele me futbollin dhe UEFA-n për të shpjeguar raportin e Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë.

Ai ka theksuar se Kosova nuk mund të veprojë sikur mund t’i ndryshojë rregullat sipas dëshirës, duke e ndërlidhur këtë me diskutimet për Gjykatën Speciale.

Sipas Shalës, çështja e Gjykatës Speciale duhet të shihet në kontekstin e obligimeve që Kosova ka marrë përsipër, e jo si një vendim që mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT