Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një banesë në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.
Për pasojë, ata kanë arritur të vjedhin stoli ari.
Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në 17:00, kur në banesë nuk kishte askush.
Rasti ndodhet nën hetim.