spot_img
spot_img

Flakët përfshijnë autotransformatorin në nënstacionin “Kosova B”, ekipet emergjente dalin në vendngjarje

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV), në nënstacionin “Kosova B”, ka njoftuar Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Sipas njoftimit të KOSTT-it, menjëherë pas raportimit të zjarrit, ekipet e operatorit kanë njoftuar shërbimet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, ekipet teknike janë duke qëndruar në terren, ku po vlerësojnë dëmet dhe po shqyrtojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria.

KOSTT ka bërë të ditur se furnizimi me energji elektrike nuk është ndërprerë, pasi zjarri në autotransformator nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT