18.4 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Durmishi publikon draft-raportin e testimit të Urës së Ibrit: Është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar draft-raportin e testtimit të Urës së Ibrit.

Ai ka thënë se sipas raportit, ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.”, tha ai.

Ai shtoi se raporti që e kanë pranuar sot është preliminar.

“Do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.”, ka shtuar Durmishi.

Javën e kaluar janë bërë disa testime në Urën e Ibrit për të parë nëse kjo urë është e gatshme për t’u hapur për trafik, pasi nga Qeveria po insistojnë për ta hapur.

Idenë për hapjen e Urës së Ibrit e kanë kundërshtuar ndërkombëtarët.

TË FUNDIT

TË FUNDIT