16.1 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Digjet një shtëpi në Kçiq, një person shoqërohet në Polici

Një shtëpi është djegur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.

Policia bën me dije se lidhur me rastin është shoqëruar një person si i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar.

Poashtu, policia bën me dije se nga rasti nuk ka të lënduar.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës se është duke u djegur një shtëpi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët për rreth, ndërsa njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Të lënduar nuk ka ndërsa lidhur me rastin, është shoqëruar një person si i dyshuar, i cili pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.

TË FUNDIT

TË FUNDIT