17.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori gjerman: Secili veprim që nuk koordinohet, sjell pasoja

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke komentuar aksionet e fundit në veri, ka thënë se veprimet që nuk koordinohen, sjellin pasoja.

Ai ka theksuar se është krejt legjitim vendimi i Kosovës për dinarin, por që mënyra e zbatimit nuk është koordinuar.

“Kemi theksuar legjitimitetin që të ketë valutën e vetme të veten, e vetmja gjë që kemi kritikuar ka të bëjë me zbatimin, kjo është një temë e dialogut. Çdo aktivitet i pakoordinuar sjell pasoja, dhe ndërlikon atmosferën politike. Legjitimiteti i vendimit të BQK-së nuk është vënë në pikëpyetje, ne kritikojmë mënyrën e zbatimit që ka qenë paakodinuar”, ka thënë ambasadori gjerman në RTV Dukagjini.

TË FUNDIT

TË FUNDIT