Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur deklarimeve të ministrit në detyrë të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e quajti Albin Kurtin, si të paaftë për tu bërë kryeministër i vendit, shkruan Gazeta Blic.
Përmes një shkrimi në facebook, Haxhiu, ka thënë se ministri në detyrë, Tahiri, është kapluar nga frika e ardhjes së qeverisë Kurti.
Kjo pasi që, sipas saj, saherë që Kurti flet për kushtetutshmëri, menjëherë vjen reagimi i Tahirit, të cilin e ka quajtur “telall i një ish qeverie abuzive”.
Sipas ish deputetes Haxhiu, më 6 tetor, qytetarët ia kanë treguar vendin qeverisë, të cilën ajo e quajti abuzive, teksa ministrit në detyrë të Drejtësisë, ia rikujtoi skandalin e tij me noterë.