Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF – Mitrovicë shpallin konkurs për rekrutimin e 44 punëtorëve shëndetësorë
Ky është konkursi me numrin më të madh të punëtorëve që ka shpallur ndonjëherë QKMF-ja .
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani thotë që me rekrutimin e këtij kuadri të punëtorve shëndetësore do të zgjidhet problemi i mungesës së madhe të mjekëve, infermierëve dhe profileve të tjera të profesionistëve shëndetsorë që tash e disa vite ka qenë evident në Kujdesin Parësor Shëndetsor të Komunës së Mitrovicës.
10 Mjekë të përgjithshëm ose specialistë të mjekësisë familjare
1 Stomatolog
1 Specialist të stomatologjisë së fëmijëve
20 Infermierë në mjekësinë familjare
4 Infermierë në Kujdesin urgjent
4 Asistentë të stomatologjisë
2 laborantë
1 Mami
1 Administrator të teknologjisë informative.