Bashkëpunimi ndërmjet mjekëve të Otorinolaringologjisë dhe kirurgëve maksilofacialë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka mundësuar realizimin me sukses të një ndërhyrjeje kirurgjike për heqjen e tumorit të lëkurës dhe rekonstruksionin e pjesës së dëmtuar.
Gjatë operacionit është aplikuar teknika e flapave lokale, përmes së cilës indi i shëndoshë përreth përdoret për mbulimin dhe mbylljen e plagës pas largimit të tumorit.
Deri më tani, pacientët që kishin nevojë për ndërhyrje të tilla në shumë raste referoheshin në QKUK.
Operacioni u realizua nga Dr. Artan Haxhiu, Dr. Besim Neziri dhe Dr. Enis Voca, me asistimin e infermiereve instrumentare Sadete Xhemajli dhe Merita Beqiri.



