spot_img
spot_img

Rama, Serbisë: Kosova është e pavarur si shtet dhe njihet nga të gjithë, nuk ka më kthim mbrapa

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një diskutimi në “Musée de l’Homme”, ku po zhvillohet “Forumi i Paqes” bëri një deklarim të shkurtër edhe për Kosovën.

Rama deklaroi se Shqipëria ka qenë gjithmonë vend paqedashës, teksa shton se Kosova është shtet i pavarur, duke u ndalur edhe te raporti BE-Serbi.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë vend paqedashës. Jemi aktivë në nxitjen e paqes dhe ka disa gjëra në jetë për të cilat mund të jesh sado i lirë, por nuk mund të zgjedhësh. Nuk i zgjedh dot as kushërinjtë, as fqinjët. Fqinjët janë aty ku janë, por nuk do të jenë gjëkundi tjetër”, tha ai.

“Në raport me BE-në dhe Serbinë, duket sikur gjërat nuk janë më mirë, ndërkohë që Kosova është e pavarur si shtet, njihet nga të gjithë, nuk ka më kthim mbrapa dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi të re serbe”, u shpreh kryeministri tutje./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT