7.6 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Takimi në Bruksel i ashpër sipas mediave serbe: Kurti ka akuzuar Serbinë pre tre gjenocide, rreptë i është përgjigjur Vuçiq

Në takimin nën mbikëqyrjen e Borrell dhe Lajcak, dy liderët takohen për herë të dytë ku Vucic ka njoftuar mediat serbe se do të paraqesë listën e sulmeve me motive etnike ndaj serbëve në Kosovë. Këtë listë ankesash ka muaj që e reklamon shefi i zyrës së ashtuquajtur për “Kosovë e Metohi” të qeverisë serbe Petar Petkovic.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas mediave serbe ka nisur takimin me tre akuza për gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, që e kanë mësuar nga stafi i presidentit serb.



Sipas tyre kryeministri i Kosovës Kurti ka akuzuar për gjenocidin e parë në vitin 1878, e të fundit në vitin 1999. Sipas mediave serbe presidenti serb Vucic ju ka përgjigjur me ashpërsi po ashtu. Sipas mediave serbe atmosfera në takim është shumë e ashpër dhe ‘me provokimet’. Takimi pritet të zgjasë deri në orën 17 pasdite.

Vucic që ka me vete në aeroplan plot gazetarë të mediave pro pushtetit serb të cilët po i shërbejnë si krahu i propagandës së qeverisë së tij. Së pari paraqitën si ai po përgatitet për takimin e pakëndshëm me shqiptarët dhe tani paskan ‘mësuar’ se Vucic paska një listë të sulmeve ndaj serbëve në Kosovë.

Këtë gjoja listë të sulmeve e ka reklamuar ka disa muaj tani drejtori i zyrës qeveritare serbe për Kosovë, Petar Petkovic. Ai më parë i kishte vlerësuar si “sulme me motive etnike ndaj serbëve të kryera nga ekstremistë shqiptarë”.



Sipas medias serbe B92 ata paskan ‘mësuar për këtë listë dhe e vendosën në ballinën e tyre. Në atë listë ka raste e incidente të ndryshme, që nga vjedhjet e grafitë të shkruar dhe thyerje varresh. Arrestimi i kryetarit të komunës së Kllokotit karakterizohet me motiv etnik. Vjedhjet në shtëpi të banorëve serbë po ashtu me motiv etnik. Vjedhjet në kishat ortodokse janë në këtë listë ankesash./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT