Reshjet e mëdha të shiut kanë vërshuar komunën e Gjilanit.
Në videot e publikuara, shihet se qarkullimi në qendrën e qytetait është vështirësuar, si pasojë e sasisë së madhe të ujit të mbledhur.
Përpos Gjilanit, reshje ka edhe në disa komuna tjera të Kosovës, teksa sipas parashikimeve, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.
IHMK-ja ka njoftuar se përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë edhe vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Reporteri.net




