6 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Danimarka i dhuron 1 milion vaksina anti-COVID për Kosovën dhe tri shtete të tjera të Ballkanit

Qeveria daneze ka vendosur të dhurojë një total prej një milion doza vaksinash antiCOVID-19 nga prodhuesi AstraZeneca në katër vende të Ballkanit, e mes tyre është edhe Kosova.

Danimarka ka vendosur të dhurojë për këto shtete 1 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit.



Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomati danez, Jeppe Kofod, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm, Danimarka do të fillojë të dërgojë vaksina nga AstraZeneca në Ballkanin Perëndimor.

Vaksina AstraZeneca është hequr nga programi i përgjithshëm danez i vaksinimit, por është ende e mundur që vaksina të bëhet në një skemë opsionale.



Ndryshe, fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit.

Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar 189,006 persona./gazetametro.net

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT