6 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Zëvendësdrejtori i ri i AKI-së, vëllai i kandidates së ‘Lista Vjosa’ për deputete

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar sot Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Sipas njoftimit, Bytyqi është jurist e që ka kryer studimet në ShBA dhe se zv.shefi i ri ka përvojë 11 vjeçare në fushën e sigurisë dhe atë të bashkëpunimit ndërkombëtar.



Por, Bytyqi ka edhe afërsi familjare me një politikane që garoi në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Zv.drejtori i AKI-së, që sot mori bekimin e Kurtit e Osmanit, është vëllai i Gresa Bytyqi-Kelmendi, që së fundmi ishte kandidate për deputete nga Lista Guxo e Vjosa Osmanit.

Ndryshe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, e kanë shkarkuar nga detyra së fundmi zëvendësdrejtoreshën e AKI-së, Vlora Hyseni.



Kujtojmë që gjatë 100 ditëshit të parë, Qeveria Kurti bëri disa emërime me lidhje familjare e politike në borde e institucione të tjera për të cilat u kritikua nga opozita e shoqëria civile.

TË FUNDIT

TË FUNDIT