8 C
Mitrovice
E diel, 20 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Tri raste të dyshuara me koronavirus në Kosovë

Në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, sot janë paraqitur tre raste të dyshuara për koronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim, njofton Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës përcjell Klan Kosova. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT