spot_img
spot_img

Ndodh edhe kjo: Polici e harron armën në pompë, aktivizohet Prokuroria ndaj personit që e gjeti

Një person është iniciuar penalisht për “vjedhje të rëndë” pasi mori një armë zyrtare në pikën e derivateve “Hib Petrol” në Shkabaj, të cilën e kishte harruar aty një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ndodhi të hënën rreth orës 16:30.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në Hib Petrol dhe se dikush ia kishte marrë atë. Njësitë policore e kanë trajtuar rastin, ku pas shikimit të kamerave të sigurisë së objektit është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte marrë armën. I njëjti është ftuar nga Policia dhe e ka pranuar se e kishte marrë armën me qëllim që ta raportonte më pas”, thotë policia.

Arma është sekuestruar, ndërsa me udhëzimin e prokurorit rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë” dhe do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT