Një rrëfim tronditës i një 21-vjeçareje ka alarmuar hetuesit policorë në Mitrovicë. E reja ka denoncuar se një person e kishte marrë me furgon, e kishte dërguar në disa vende dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë muajit nëntor, ndërsa identiteti i personit të dyshuar ende nuk është zbuluar.
E reja, e cila merr trajtim në Qendrën e Shëndetit Mendor në Mitrovicë, ka deklaruar para hetuesve se një person e kishte pritur pas përfundimit të një aktiviteti në këtë institucion.
“Hajde me mu në kombi”, i kishte thënë ai, sipas rrëfimit të saj.
Ajo ka treguar se më pas kishin shkuar në disa vende, por nuk arrinte të kujtonte se ku saktësisht.
Para hetuesve, 21-vjeçarja ka denoncuar se personi në fjalë kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.
Për shkak të gjendjes së saj, intervistimi është zhvilluar në prani të psikologes dhe një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Rrëmbim” dhe i është kaluar Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë.
FOTO: ILUSTRIM



