8.1 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Çupi: Kurti e pushtoi Kosovën, e solli në situatën më të rëndë në histori

Analisti Frrok Çupi thotë se Kosova po vuan për shkak të veprimeve të qeverisë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, teksa shton se Kurti e ka pushtuar Kosovën, dhe e ka futur në heshtje botërore.

Çupi u shpreh se Perëndimi po hesht dhe nuk po tregon interes për Kosovën.

“Albin Kurti nuk u shfaq papritur. Kosova, nëse voton Albini, le të korrektohet. Çdo popull ndëshkohet për faktin se bën gabimet e veta. I paguajnë vetë. Situata që i ka sjellë Kosovës Albin Kurti, është me arklitekturë të njohur. Albin Kurti, ka ndodhur që kanë lëvizur pllakat tektonike të Kosovës. Kanë ikur nga Kosova liderët e UÇK dhe është vendosur Albin Kurti. Por a do vendosen ato pllaka? Albin Kurti e ka pushtuar Kosovën. Sot, Kosova është futur në heshtje botërore… është situata më e rëndë që ka Kosova. Më mirë do ishte në përpjekje për të kërkuar lirinë. Askujt në Perëndim nuk i intereson ate që ka Kosovë. Kosova nuk mund të bëhet si Palestinë”, theksoi ai në ABC News.

TË FUNDIT

TË FUNDIT