14.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Gjetja e armatimit në veri, Sveçla: Asnjë pjesë e territorit të Republikës s’është më strehë për kriminelë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes të disa armëve dhe pajisjeve të tjera në një bodrum në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla se asnjë pjesë e territorit nuk është më strehë as për kriminelë as për armatim.

“Asnjë pjesë e territorit të Republikës sonë nuk është më strehë as për kriminelë e as për armatim apo elemente të tjera që cënojnë sigurinë e vendit tonë. Në qendër të Mitrovicës së Veriut, në bodrumin e një ndërtese kolektive sot janë gjetur dy armë, municion i llojeve të ndryshme, karikatorë, gazmaskë e pranga. Mbetemi të përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit, sigurisë dhe stabilitetit për qytetarët tanë dhe për Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT