Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini.
Kallëzimi penal lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelet e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.
“Sot kemi dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryeparlamentarit Basha. Është një kallëzim penal ku Prokuroria Speciale duhet ti zgjidhë dilemat, sepse për neve nuk ka dilema sepse është pikërisht Basha në një revistë shkencore për ngritjen e tij akademike ka publikuar informacione se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar nga kartelet e dorgës dhe Bashën e pret përgjegjësia penale, por pse jo edhe burgu. Pra është nxitje e përçarjes kombëtare. Ne do të kërkojmë nga Prokuroria Speciale që nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar me agjensionet amerikane, të marrim revistën shkencore në tërësi sepse Basha po luan lojëra fjalësh duke tentuar ta fshehë përgjegjësinë e tij”, tha Gjini para mediave. /Reporteri.net/