Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë.
Bajrami tha se në ankesën e dërguar kanë kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektimin e rregullores REMIT.
“Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vetë ZRRE është rezultat i metodës së punës së institucioneve të lartpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse, në këtë rast Kosovës”.