Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku së fundi iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram.
Santi është pyetur për shumë gjëra rreth jetës së saj personale, shkruan IndeksOnline.
Derisa ka bërë me dije ditë më parë se është praktikuese e fesë islame, ajo me këtë rast edhe është pyetur nëse e ka ndërmend të mbulohet.
Përgjigjja e saj ka qenë kështu: “Jo deri qitash nuk e kom mendu, mendoj që është diqka që vjen vet”, ka shkruar Santi.