spot_img
spot_img

“Erdhëm për ta rrëzuar Ramën dhe ta vendosim një Qeveri pro Kurtit”: Arrestohen dy militantë të VV-së në Tiranë në protestën e dhunshme, ishin të maskuar

Dy shtetas nga Kosova, me inicialet D.B. dhe E.S., janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin për përfshirje në protestën e dhunshme në Tiranë.

Dy të arrestuarit janë militant të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë deklaruar në polici se kishin ardhur nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës dhe për të vendosur një qeveri që mbështet politikat e Vetëvendosjes.

Ata akuzohen për disa vepra penale, përfshirë goditjen për shkak të detyrës, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, shkatërrimin e pronës dhe kundërshtimin e punonjësve të rendit publik.

Sipas raportimeve, dy të arrestuarit kanë pretenduar se po protestonin në mënyrë paqësore, ndërsa arsyen e mbulimit të fytyrës e kanë lidhur me të ftohtin.

Ndërkohë, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shqipërisë, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se deri të premten në Tiranë janë arrestuar 127 persona, ndërsa 244 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT