spot_img
spot_img

‘‘Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar ndaj Dardan Krasniqit, pasi që ky i fundit, sot ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, ku ndër ta mund të jetë edhe Peci.

I pari i Mitrovicës së Jugut, në reagimin e tij, ka njoftuar se ai do e padisë për shpifje Krasniqin.

‘’U ndala me bo këtë video, për shkak se idiot sikurse është Dardan Krasniqi nga AAK, por edhe disa hibridë nëpër studio, media televizive në vazhdimësi, po shpifin me të pavërteta duke e shqetësu familjen dhe gjithë dashamirët e mi, duke paralajmëruar arrestimin tim nga Prokuroria Speciale. Për informimin e juaj, unë nuk kam aktakuzë të ngritur, sa herë që mekanizmat e drejtësisë, janë të gatshëm dhe shprehin interesim, unë do t’i përgjigjem atyre. Kështu që Dardan Krasniqit nga AAK, po i bëj me dije, se tash unë kam informacione për ndërhyrjet edhe përpjekjet e vazhdueshme të AAK’së nga momenti kur ju kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë, që unë nuk i fshehëm drejtësisë, nuk kam aktakuzë dhe nga sot, e ke padinë për shpifje idiot’’, ka deklaruar Peci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT