Policia e Kosovës tha se një grua ka informuar se ajo dyshon që vajza e saj e mitur është dhunuar nga një i dyshuar po ashtu i mitur në Zubin Potok, shkruan Mitrovica SOT
Policia në raportin e saj bën të ditur edhe se, i mituri është shoqëruar në polici e pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNIM
Zubin Potok 17.08.2024 – 10:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se dyshon që vajza e saj e mitur është dhunuar nga një mashkull në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. I dyshuari i mitur është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.




