19.2 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Bajqinovci për zgjedhjet: Do t’i fitojmë mbi 50%

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur 9 shkurtin si ditë të zgjedhjeve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partia e tij do të fitojë me mbi 50 për qind.

Bajqinovci ka ironizuar duke thënë se lufta për vendin e dytë dhe për kalimin e pragut do të jetë sfiduese për opozitën.

“Më 9 shkurt, qytetarët do të tregojnë edhe një herë mbështetjen e tyre pë Lëvizjen Vetëvendosje. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashmangshme, dhe rezultatet do të flasin vetë. Me mbi 50% të votave, Vetëvendosje do të sigurojë mbështetjen e shumicës, duke vazhduar rrugën e ndryshimeve pozitive për vendin tonë. Lufta për vendin e dytë dhe për kalimin e pragut do të jetë sfiduese për opozitën”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT