16.7 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin ku mbeti i vdekur i riu nga Mitrovica – ndalohet për 48 orë

Sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçilkete, ku si pasojë e lëndimeve motociklisti ka humbur jetën.

Sinjali mëson se Agron Prenkaj, është shoferi i veturës, i dyshuar për aksidentin ku mbeti i vdekur Qlirim Salihu, i riu nga Mitrovica.

Në lidhje me aksidentin në fjalë ka reaguar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se vdekjen e shoferit të motorit e ka konfirmuar stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçikletë.

Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT