Një person ka humbur jetën pasi u aksidentua rëndë me motoçikletë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, shkruan Mitrovica SOT
Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur na orën 19:30.
“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.