11.8 C
Mitrovice
E martë, 30 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Vrasja e grave, Konjufca: Po vjen prej personave me të kaluar penale që sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi po i liron

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se është nevojë urgjente konsolidimi i mekanizmave të sigurisë s gjyqësisë pas vrasjes së një gruaje në Pejë, rasti i dytë ky, brenda pak ditësh.

Konjufca tha se krime të tilla po ndodhin kryesisht nga persona të cilët edhe më herët kanë pasur raste penale dhe sistemi i drejtësisë i ka liruar. Konjufca tha se kjo pastaj është parapërgatitje për raste më të rënda, siç ishin dy vrasjet e fundit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Lajm i trishtueshëm vrasje edhe e një gruaje tjetër, pas asaj që ndodhi këtë javë edhe në Ferizaj. Ajo që është urgjente është konsolidimi i mekanizmave tanë të sigurisë e gjyqësisë para së gjithash që raste të tilla më të mos ndodhin”

Shumica e rasteve që po ndodhin në Kosovë kundër grave e vajzave e dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave të cilët edhe më herët kanë pasur raste penale, të shkeljeve të rënda dhe sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata, pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda, siç ishin rastet e dy vrasjeve të kësaj jave në Kosovës”, tha Konjufca.

Një grua mbeti e vrarë gjatë ditës së sotme në Pejë. I dyshuari për rastin, bashkëshorti i saj tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Viktima e sotme është gruaja e dytë e vrarë në më pak se një javë në Kosovë.

Të premten e javës së kaluar, një 21-vjeçare mbeti e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I dyshuar në këtë rast është 36-vjeçari Valon Aliu, ish bashkëshorti i saj.

Gjatë ditës së djeshme dhjetëra qytetarë marshuan në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, duke bërë thirrje për ofrimin e sigurisë për vajzat dhe gratë.

Në marshin e organizuat nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Armiku ynë është patriarkati”, “Edhe sa thirrje të humbura”.

Ata bënë thirrje për siguri për vajzat dhe gratë teksa marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, para së cilës protestuan. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT