Deputetja e zgjedhur e LDK, Janina Ymeri, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale nga një nënë ku shfaqet gjendja e rëndë dhe kushtet e vështira në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo ka lansuar kritika të ashpra ndaj qeverisë e në vecanti ndaj ministrit Arben Vitia.
“Spitalet pa çarçafa e pa kurfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi. Ftoj ministrin të krahasoj pak, shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund të dyja paguhen me para nga ne të ngratit”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
“Pyetja është pse nuk po ndrrohen për fëmijet çarçafat e shtrati, por po vizllojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, shkroi ajo.




