Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në disa lokacione të Mitrovicës, shkruan Mitrovica SOT
Policia njoftoi se aksioni u zhvillua në gjashtë lokacione të ndryshme nën dyshimin për organizimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.
Janë gjetur dhe konfiskuar nëntë telefona dhe pajisje elektronike, një pajisje DVR për kamerat e sigurisë, 6 mijë e 844 euro e 80 centë, një pistoletë me 10 fishekë, një automjet, si dhe rreth 10 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike.
Përveç kësaj, u sekuestruan katër mullinj për bluarjen e narkotikëve, një cigare me substancë narkotike, një valixhe me pajisje për bixhoz, përfshirë letra dhe çipa, nëntë kartela bankare, 21 dokumente të ndryshme dhe një sprej OC.
Gjatë aksionit u arrestuan tre persona të cilët me urdhër të prokurorit u dërguan në mbajtje.



